Kurti drejt fitores në Kosovë, reagon Lapaj: U ka lezet demokracia! Turp e faqe zezë që në Shqipëri ende vidhet vota

Kryetari i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka përgëzuar Kosovën për procesin zgjedhor të zhvilluar ditën e sotme teksa triumfues është Albin Kurti me partinë Lëvizja Vetëvendosje.
Në një postim në rrjete sociale, Lapaj e cilëson Kosovën si një shembull demokracie, ndërsa ka kritikuar realitetin e ashpër në Shqipëri.
“Urime Kosovë! U ka lezet demokracia! Turp e faqe zezë që në Shqipëri ende vidhet e deformohet vota. Hajdutët e lanë atdheun të mjeruar”, shkruan Lapaj.