Kush është juristja e Ermal Beqirit që doli pronare e Jahtit 1.5 milionë euro

Gjatë hetimeve për dosjen e AKSHI-t është zbuluar se Xhenila Tamizi një prej juristeve të kompanisë “Soft & Solution”, ka rezultuar pronare e disa pasurive. Përfshirë edhe jahti 1.5 milion euro, i cili “doli në dritë” pak më parë, pas këtyre pasurive, SPAK dyshon se qëndron në të vërtet biznesmeni Ermal Beqiri, dhe janë në pronësi të tij.
Sipas verifikimeve të kryera nga SPAK, Tamizi e cila si juriste e kompanisë në fjalë merr një rrogë vetëm 736 mijë lekë të vjetra në muaj, rezulton të ketë në pronësi disa apartamente dhe Jahtin e markës “Pretador 50 sky fall” që e përmendëm më lartë, i cili përllogaritet në vlerën 1.5 milion euro.
Hetimet shkojnë edhe më tej, pas verifikimeve të kryera në sistemin e targave dhe automjeteve në emër të jurists, deri në 2021-in nuk rezultonte i regjistruar asnjë mjet lundrues, madje asnjë mjet tjetër transporti.
Kujtojmë se për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin, janë caktuar masa sigurisë arrest me burg, ende nuk është bërë e mundur kapja e tyre dhe të dy vijojnë të jenë në kërkim nga autoritetet.
Në kuadër të të njëjtit procedim penal, Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e arrestit në shtëpi për drejtoreshën dhe zv drejtoreshën e AKSHIT.
Hetimet për dosjen e AKSHI-t janë zgjeruar më tej ne verifikimin pasuror, teksa priten masa sigurie për dy funksionarë të lartë publik.