Kush tradhtoi Berishën? Paloka befason: Opozitarë të joshur nga Rama! Do flas me emra…

Edi Paloka tha se brenda PD nuk ka krizë përfaqësimi por duhet të ketë ndryshime në strukturë dhe në skemën organizuese.

“Nën këtë diktaturë për 12 vite nuk është e lehtë, ndaj jemi në këtë situatë sot. Mjafton të shohim strukturat, mijëra anëtarë të PD janë larguar fare nga Shqipëria, një pjesë nga dëshpërimi dhe lodhja largohen, dalin anash, opozita është e vështirë dhe nuk rezistojnë dot të gjithë.

Ka edhe nga ata që kanë ikur sepse i ka joshur Rama. Me punë, leje ndërtime apo fshatra turistike. Janë fakte publike por do të vijë dita që do të flas edhe me emra.

Është domosdoshmëri riorganizimi i PD. Duhet mbase të ndryshojmë strukturën dhe skemën, por kjo nis në bazë. Nuk është zgjidhje problemesh nëse heq X apo vë Y në kupolën e PD. Nuk shoh krizë përfaqësimi.”-tha Paloka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT