Larguan Salianjin si drejtues politik në Tiranë, PD përgënjeshtron lajmin: Ai ka qenë i deleguar! Është vetëpërjashtuar nga partia

Pas largimit të Ervin Salianjit si drejtues politik i njësisë nr. 6 në Tiranë, Partia Demokratike ka reaguar duke përgënjeshtruar lajmin.

Në një reagim për mediat, PD është shprehur se Salianji nuk ka qenë asnjëherë drejtues politik për Tiranës, pasi kjo është detyre e Belind Këlliçit.

Në reagim thuhet se Ervin Salianji ka qenë i deleguar, duke shtuar se me takimin e organizuar në bashkëpunim me kreun e bandës së Elbasanit Suel Çela në këtë qytet, ai është i vetëpërjashtuar.

“Nuk ka qenë drejtues politik. Drejtues politik në Tiranë ka qenë Belind Këlliçi. Ai ishte i deleguar për fushatën. Fushtata u ndërpre e të deleguarit për fushatën i tërhoqëm. Por siç e dini, Salianji me aktivitetin e Elbasanit të realizuar nga Suel Çela, ëshë vetëpërjashtuar”, thuhet në reagimin e PD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT