“Lum kush jep dhe jo kush merr”, kryeministri Rama kujton gjyshen në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit

Kyeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një aktiviteti në Tiranë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit se shpresa e pastërvitur mbetet e brishtë dhe nuk mund të të çojë larg, ndërsa shpresa e formuar përmes sfidave është “forca që na çon përpara në kërkim të asaj që duam të arrijmë për veten dhe për të tjerët”.

Kreu i qeverisë u shpreh se vullnetarizmi dhe bamirësia nuk është gjest, por disiplinë dhe shtrirje e dorës përmes shpresës. Sakaq, Rama tha se ka ngjyshja e tij ka dëgjuar që thoshte “lum kush jep dhe jo kush merr”.

“Do doja të thosha dy fjalë për shpresën dhe për bamirësinë, shpresa duhet stërvitur. Shpresa nuk është as një yll fati mbi kokat tona dhe as një premtim i turbullt se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja.

Shpresa është një muskul dhe si çdo muskul ajo rritet vetëm kur stërvitet dhe forcohet vetëm kur ekspozohet ndaj vështirësive dhe ndaj pengesave. Prandaj shpresa kur është e pastërvitur është e brishtë dhe s’të çon larg. Shpresa e stërvitur është forca që na çon para në kërkim të asaj që duam të arrijmë për vete dhe për të tjerët.

Bamirësia keqkuptohet dhe shumëkush e imagjinon si akt të dhënies së diçkaje që s’të duhet por besoj bamirësia e vërtet nuk është bujari për atë që ke tepër, por është bujari me veten.

Unë nga gjyshja kam dëgjuar që thotë ‘lum kush jep dhe jo kush merr’ dhe bamirësia është një vendim për ta hapur veten ndaj tjetrit dhe për të mos e parë si të huaj dhe si një barrë kur ai është në vështirësi por si një pasqyrë kur reflektohet masa e njerzillëkut që ke ti.

Bamirësia nuk është një gjest, është disiplinë, prandaj bamirësia pa shpresën kthehet në ofendim. Për të gjithë është ofenduese kur dikush e hedh diçka për dikë që ka shtrirë dorën dhe si kthen as sytë.”-tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT