Mandi Nishtulla tregon momentet më të vështira të jetës: Droga të vret ditë për ditë dhe orë pas ore

Mandi Nishtulla ishte i ftuar së fundmi në emisionin D-Night në RTV Ora, ku në një bisedë të me moderatoren Dajana Shabani, foli për periudhat e vështira që ka kaluar në jetën e tij.
Gjatë intervistës, ai rrëfeu hapur luftën me varësinë nga droga, duke theksuar se pikërisht në ato momente ka pasur mbështetjen më të madhe nga babai i tij.
“Droga, është një ilaç që vret përditë edhe më shumë, droga është një ilaç që njerëzit që janë martuar i kanë lënë edhe pa fëmijë, të vret ditë për ditë dhe orë pas ore.
Unë kam një histori me drogën edhe falenderoj babain tim i cili më është gjendur në kohët më të vështira të jetës time”, u shpreh Mandi.