Manjani për “puthjen” e Endri Shabanit: Shoq i mazhorancës! Skenar shumë i bukur

Juristi Ylli Manjani ka komentuar gjestin e Endrit Shabanit, i cili pasi u betua si Avokat i Popullit, ironizoi opozitën duke i dërguar një puthje.
Manjani tha se ‘puthja e Shabanit” ishte një show i mirëorganizuar nga mazhoranca, teksa sipas tij, nxori nga binarët deputetët e opozitës.
“Si skenar, si skenë. Ishte spektakël shumë i bukur më thënë të drejtën. I paparë. Ta ndërtosh me regji kaq bukur nuk do ishte bërë. E gjitha ishte e bukur. Dihej se opozita do shkonte sot në parlament për të bërë dhunë, për të tërhequr vëmendjen se duhen njerëz për të dalë në shesh, normale në kushtet e Shqipërisë. Revoltohet populli jo ata që marrin nga 6 milionë lekë rrogë, të mos hymë të kjo temë. Të shohim spektaklin.
Po e pe si spektakël ishte shumë i bukur. Këta kishin shkuar për të bërë një shoq të dhunshëm që në u ndamë njëherë e mirë nga Edi Rama, ca bënë këta i nxorën kopilin, i nxorën Endri Shabanin. Ata u çakorduan, i nxori nga binarët. Ajo ishte perla. Puthja e Endrit ishte perle, ishte mbyllja e atij skenari të bukur dhe filmi mbaroi, sipari bie. Si skenar ishte shumë i bukur.”, tha ai.