“Mbi 15 burgime të përjetshme në shpatulla”, ish-kreu i Krimeve të Rënda: Bashkëpunëtorët e drejtësisë, favor për Shqipërinë

Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beci në studion e “Top Sory” ndau disa prej momenteve më të rëndësishme të karrierës së tij si prokuror duke theksuar dhe 15 dëmimet me burgim të përjetshëm që ka dhënë.

Beci foli për drejtësinë shqiptare duke konsideruar se në favor të saj janë bashkëpunëtorët. Por, këtu ai bën një diferëncë mes tyre që zgjedhin të jenë bashkëpunëtorë dhe atyre që thjeshtë janë dëshmitarë.

Bashkëpunëtori  ose ndryshe i penduari e drejtësisë është një shok i bandës që tenton të lerë shokët dhe të bashkëpunojë më shtetin, tha Beci në studio, duke shtuar se garanci për to është vetëms shteti që funksionon si një trupë e vetme.

“Dënimi më i rëndë që kam dhënë ka qenë mbi 15 burgime të përjetshme, që janë miratuar, jo ato që s’janë miratuar nga gjykata. Ne nuk e kemi kuptuar që dëshmitari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë janë dy gjera të ndryshme, ky i fundit është një shok i bandës që tenton të lerë shokët dhe të bashkëpunojë më shtetin. Në Shqipëri fat i madh është që organet ligj-zbatuese po u bënë bashkë përballojnë çdo kanosje që mund ti bëhet.

Të jesh një trup e vetme për të mos shitur shokun. Janë nja garanci e madhe për tu ndjekur kriminelët. Do jen shumë më të qeta nga ana psikologjike. Duke qenë një trup e vetme edhe bashkëpunëtoret e drejtësisë do ndihen më mirë. Shqipëria ka një favor të madh në historikun më bashkëpunëtorët e drejtësisë. Njerëzit në Shqipëri i bie shkurt, ose do ketë qeli bashkëpunëtori ose do jetë roje nga mbrapa, por ata kanë nja 100 masa se si do mbrohet”, u shpreh Beci.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT