Mbledhja e komitetit të IDU, Fatmir Mediu “nxinë” Shqipërinë në SHBA: Drejtësia e kapur! SPAK ka kontroll të plotë mbi gjykatat

Kreu i PR Fatmir Mediu gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU),e cila u mbajt në Uashington të SHBA-ve, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, teksa sipas tij, Shqipëria ndodhet sot në pikën më kritike të historisë së saj pluraliste.

Sipas Mediut, nuk bëhet fjalë për demokraci, por për mbijetesën e vetë demokracisë.

“Shqipëria ndodhet sot në pikën më kritike të historisë së saj pluraliste. Ajo që dikur ishte një demokraci aspirante europiane, sot lëviz drejt autoritarizmit me një shpejtësi të frikshme. Nuk bëhet më fjalë për debat politik, për konkurrencë idesh apo për rotacion normal pushteti. Bëhet fjalë për mbijetesën e vetë demokracisë”, deklaoi ai.

Po ashtu, kreu i PR, kritika të forta kishte edhe sistemin e drejtsisë, për të cilin tha se është e kapur nga socialistët. Gjithashtu ai tha se SPAK ka kontroll të plotë mbi gjykatat, dhe gjyqtarët funksionojnë nën frikë dhe presion.

“Reforma në Drejtësi, e menduar për të çliruar gjyqësorin, u vendos në zinxhirët politikë të socialistëve. Për ta thënë thjesht: para reformës kishim 16,000 çështje të prapambetura; sot kemi 200,000, me vendime që zgjasin 8-15 vite. Sot, sistemin e drejtësisë në Shqipëri e quajmë vetëm SPAK-un, jo gjyqësorin. Më korrigjoni nëse gaboj, por besoj se gjykatat dhe gjyqtarët, jo prokurorët, vendosin drejtësinë. SPAK ka kontroll të plotë mbi gjykatat, dhe gjyqtarët funksionojnë nën frikë dhe presion. Dhe ky sistem financohet nga SHBA, Britania e Madhe dhe BE”, tha gjatë fjalës së tij Mediu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT