Mërtiri shpërthen ndaj Berishës: Po tenton të shuajë që në embrion lëvizjen e Ervin Salianjit! Dash Sula: S’jeton dot pa konflikte

Analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” se Sali Berisha ka aktivizuar të gjithë njerëzit e tij për të sulmuar “lëvizjen” e Ervin Salianjit.

Ergys Mërtiri u shpreh se Sali Berisha është i alarmuar dhe po përpiqet të shuajë me çdo mjet lëvizjet paralele në Partinë Demokratike.

“Po të shohësh se çfarë po bën Berisha tashmë? Berisha i ka turrur të gjithë njerëzit të sulmojnë Salianjin dhe lëvizjet e tij. Po të shohësh në rrjetet sociale, njerëzit që punojmë për Berishën, janë afër tij po sulmojnë lëvizjen e Salianjit.

Nga ana tjetër po miklon njerëzit që ishin në kafen me Salianjin për t’i joshur.

Vëtë Berisha e kupton se fati i tij politik varet nga një lëvizje kundër tij brenda PD dhe përpiqet që me çdo mjet që ta shuajë atë që në embrion.

Berisha është sot në alert, ai tenton t’i mbyllë gojën e kujdo që flet, sepse hapet precedenti.”-tha ai.

Ndërsa ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, deklaroi se kreu i selisë blu, Sali Berisha, nuk jeton dot pa një konflikt.

“Sali Berisha është një politikan, që nuk prodhon politikë dot pa konflikt. Jeton në politikë në saj të konfliktit.”-tha Sula.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT