Miku i deputetit banor në Big Brother Vip, kush është konkurrenti që ka “gozhduar” pas ekranit demokratin

Pjesë e panelit këtë të diel në “Fan Club” ka qenë një personazh shumë i komentuar, si në rrjetet sociale por dhe në Kuvendin e Shqipërisë. E kemi fjalën për deputetin demokrat, Saimir Korreshin i cili mesdita e kësaj të diele e gjeti pikërisht në Top Channel për të dhënë komente lidhur me reality show-n më të famshëm në Shqipëri, Big Brother Vip Albania.
Që në startim të bisedës, Saimir tregoi se është një ndjekës i këtij sezoni të Big-ut dhe kjo për shkak se brenda shtëpisë ndodhet një mik i tij, Ilir Vrenozi.
Me nota humori, Korreshi tregoi se përpos partisë, pasi siç dihet Vrenozi është demokrati më i famshëm dhe i “zjarrtë” ata i bashkon miqësia edhe “fasulet”.
“Patjetër që po , sepse është një miku im aty brenda dhe kjo më shtyn edhe më tepër. Ilir Vrenozi na bashkon partia dhe miqësia personale me të, patjetër. Jemi akoma te fasulet, pastaj nuk e di çfarë do bëhet më tepër, sa herë gatuajmë fasule si ai si dhe unë i çojmë mesazh njëri-tjetrit”, tha deputeti, teksa i pyetur më tej nga moderatorja Kiara Tito nëse do të merrte pjesë në këtë format, Korreshi shkurt, pastër dhe bukur tha : “Nuk qëndroj dot i lidhur”.
E për faktin që nëse do të ishte në atë shtëpi dhe do t’i duhej të flinte në krevat me një nga vajzat, Saimiri u shpreh me të qeshur: “Do më ndajë nga gruaja?”.