“Na e shpifët politikën”, Muslim Murrizi shpërthen keq ndaj Bardhit: Vemje! Ndërron makinat pa punuar asnjë ditë! Po shoferin kush ta paguan?

Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka shpërthyer ashpër ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, pasi ky i fundit shkoi në seancën plenare të së martës në Kuvend, me një makinë të re luksoze.

Murrizi në një postim në rrjetet soaile shkruan se i ndërrojnë makinat pa punuar asnjë ditë dhe pa patur biznes. Ndërsa më tej ngre pyetjen se kush ua paguan shoferin, në kohën kur Kuvendi iu ka hequr makinat deputetëve.

Po ashtu ish-deputeti nuk lë pa thumbuar as Agron Gjekmarkajn, për të cilin shkruan se mban roje nga garda se i “rrezikohet” jeta.

Postimi i plotë i Murrizit:

Ore nje gje nuk e kuptoj dot kurre me disa vemje dhe rastesor ne politik qe kur kan ndonje funksion leshi bejne si mender udheheqesa

Mir makinat qe i nderroni shpesh pa patur asnje biznes dhe pa punuar asnje dite e pa ju thene kush pun e mbare se Kuvendi i ka hequr makinat per deputetet qysh ne vitin 2008 perveç Gjekmarkajt qe mban dhe roje nga garda se i “ rrezikohet” jeta kur i bie velani

Po pse rrini ulur mbrapa  ne makine dhe kush jua paguan shoferin??

Keni frike se ju “ vret” njeri?

Doni te dukeni te medhenj patjeter e te rendesishem?

Apo keni frik se ju fut duart shoferi rruges????

O pika qe nuk ju bie aty ku kenaqeni shum se ne kok ju ka rene ka koh

Po kush e ka mendjen tek ju dhe kush ju pjerd se çfar jeni kor aman

Po shumicen tuaj as e di kush se çfar jeni, çfar punoni, e çfar perfaqesoni o vemje

Po ju nuk ju therret as daja ne dasem mor plehra se mir qe na e shpifet politiken dhe Parlamentin por po na shpifni dhe makinat duke pare qe zbrisni ju nga pas njelloj siç zbresin Presidenti i Amerikes, Kines, Rusis, apo Frances se ne Belgjik, Hollande, Danimarke, Norvegji e Suedi edhe Kryeministrat shkojne ne zyre me tren ose biçiklet

Back to top button
LAJMET E FUNDIT