“Nata më e madhe e vitit për…”, mesazhi i yjeve në javën më të rëndësishme të dhjetorit

Atmosfera yjore e kësaj jave është paksa e ftohtë, por nxehet paksa në ditët në vijim. Ngjarja kryesore është hëna e re në Shigjetar, edhe pse fillimisht do të ndiejmë rikthimin e pasigurive. Më 20 dhjetor, do të duam të ndjekim ato që besojmë dhe vizionin tonë, pavarësisht sa larg është.

Data 20, thekson Chrysanthi Kalogeri në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, është nata më e madhe e vitit për të manifestuar. Energjia do të jetë shumë e lartë, ndaj mund të bëjmë rituale që mund të na ndihmojnë për të arritur synimet.

Dashi – Kalimi i Marsit në Bricjap krijon kushtet që të tregoni aftësitë në karrierë dhe jetën sociale ku do të mposhtni antagonistët, do të organizoni punën dhe duke korrigjuar gjërat e 2025. Hëna e re në Shigjetar ju favorizon, premton fillime të reja në sferën profesionale dhe jetën sociale, majft që të mos jeni të nxituar dhe impulsivë. Mund të keni disa probleme me bashkëpunëtorët, marrëdhëniet personale, mos i zmadhoni gjërat dhe shmangni ankthin. Trajtoni me qetësi çështjet ligjore, evitoni prapaskenat dhe planifikoni mirë të ardhmen, por disa gjëra mund t’i mbani për vete deri kur t’i realizoni.

Demi – Kalimi i Marsit në Bricjap bën që të udhëtoni dhe disa nga ju mund t’i kalojnë festat larg vendit. Hëna e re në Shigjetar fokusohet te sfera financiare, te detyrimet ndaj të tjerëve ku duhet të jeni sa më të përpiktë dhe mos t’i neglizhoni për të plotësuar dëshirat tuaja. Nëse kërkoni mbështetje nga miqtë dhe njerëzit e rrjetit social, nuk do ua japin në masën që kërkoni. Mos u implikoni në iniciativa financiare me të tjerët. Për çështje financiare nuk është një hënë e re që favorizon investimet e mëdha dhe ekzagjeron situatat në përgjithësi.

Binjakët – Kjo periudhë nxjerr në pah problemet që keni pasur në shtator. Disa çështje që nisën atëherë, dalin në sipërfaqe dhe marrin rrugën për t’ju çliruar në vitin që vjen. Përqendrohuni në marrëdhënie e bashkëpunime, mbroni ato që ju interesojnë dhe nëse ka faktorë të jashtëm që mund të ndryshojnë situatën, përshtatuni në kushtet e reja. Mos merrni vendime përfundimtare. Jini të kujdesshëm në punë dhe jetën sociale ku duhet të veproni me përgjegjësi, disiplinë dhe mos u jeponi shkas të tjerëve që të diskutojnë.

Gaforrja – Përvishjuni punëve, por edhe qetësohuni pak sepse mund të kaloni probleme të vogla shëndetësore sepse është një periudhë që ndikon edhe në shtimin e përhapjen e viruseve. Jini të përpiktë në punë, përditshmëri që të mos hapni probleme ligjore. Kalimi i Marsit në Bricjap kërkon të jeni të kujdesshëm në marrëdhënie e bashkëpunime dhe ruani qetësinë ndaj provokimeve të të tjerëve.

Luani – Një periudhë shumë pozitive për të kaluar bukur, për t’u afruar me të dashurit, për të takuar fëmijët, për t’u mbledhur rreth një tryeze, por mund të tejkaloni kufijtë me shpenzimet, mund të humbisni kontrollin në një bisedë. Është një periudhë e rëndësishme për anën emocionale, jetën personale e erotike ku rreziqet janë mosvlerësimi i saktë i situatave. Është periudhë shumë pozitive për ata që merren me krijimtari, por jo për të shpenzuar për realizimin e një vepre. Nëse keni në dorë një investim të madh, lëreni për në janar.

Virgjëresha – Hëna e re në Shigjetar nxjerr në pah problemet e 21 shtatorit me eklipsin në shenjën tuaj dhe ndikohen më shumë të lindurit në 10-ditëshin e shenjës suaj, Binjakëve, Shigjetarit dhe Peshqve. Duhet të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet personale, bashkëpunime e problemet familjare. Mund të doni të bëni ndryshime në shtëpi, në vendin ku veproni, në punë dhe disa ngjarje mund të vijnë nga faktorë të jashtëm dhe tani jeni në fund të zgjidhjes së tyre. Sa u përket marrëdhënieve personale, kujdes me ata që iu afrohen, vlerësojini si duhet dhe nxirrni mësime nga 2025 dhe e kaluara. Kujdes me anën psikologjike dhe kanalizoni energjinë e ditëve në një tryezë në shtëpi.

Peshorja – Marsi në Bricjap fokusohet te familja, shtëpia dhe jeta personale. Në familje është një periudhë shumë e mirë për punime e rregullime në shtëpi. Kujdes, mos ekspozoni veten dhe mos bëni gjëra që mund të krijojnë aksidente të vogla. Mos hapni probleme e debate në shtëpi që mund të ndikojnë në anën emocionale. Hëna e re në Shigjetar sjell fillime të reja në marrëdhënie, bashkëpunime dhe mund të promovoni punën përmes kontakteve, të udhëtoni, por jini të kujdesshëm në përditshmëri dhe të përpiktë. Jini të përgjegjshëm dhe në marrëdhëniet personale nuk është nevoja të bëni një zgjedhje jo të duhur.

Akrepi – Sfera financiare dhe gjithçka lidhet me xhepin tuaj është ana kryesore. Keni të ardhura, por edhe shpenzime. Hëna e re në Shigjetar përbën një fillim të vogël në sferën financiare, nxjerr disa probleme të shtatorit dhe s’është momenti për investime me shumë para. Duhet të shpenzoni aq sa duhet dhe bëjeni në mënyrë të organizuar. Me Marsin në Bricjap, favorizohet veprimtaria juaj dhe mund të veproni me organizim, programim e strategji.

Shigjetari – Një periudhë e rëndësishme për ju, jeni entuziast dhe është pozitive, por kërkohet të keni të kujdesshëm në fillimet e planet e reja në akset kryesore të jetës. Janë fillime që lidhen me familjen, shtëpinë, disa probleme që janë në fund dhe gjëra të mira ju presin nga 2026. Kini kujdes në marrëdhënie, biseda e kontakte dhe gjithçka do të shkojë mirë. Është periudhë që sjell të ardhura, por edhe shpenzime aty ku s’e prisni.

Bricjapi – Do të jeni shumë aktivë, do të veproni me disiplinë, organizim dhe veprimtaria do të japë rezultate. Jini të kujdesshëm me mënyrën si i kërkoni gjërat, mund të irritoni apo presiononi të tjerët pa e kuptuar. Bëjini gjërat me takt dhe jo të nxituara sepse mund të krijojë një situatë konflikti apo një incident. Është momenti që planet t’i bëni në intimitet, t’i organizoni sa më mirë dhe të veproni nga java që vjen e sidomos në janar që do të jetë muaj shumë i mirë për ju. Fokusohuni në jetën intime, personale, qëndroni me të dashurit, çlodhuni dhe shmangni prapaskenat.

Ujori – Një periudhë aktive në jetën sociale dhe sferën financiare, ku duhet të jeni të kujdesshëm. Mos shpenzoni më tepër se duhet të shkoni diku, mos merrni vendime të nxituara për një projekt. Mund të veproni për një plan që e keni të mirorganizuar. Mund të keni pak ankth, mund të jeni më të shqetësuar, nuk flini rehat ndaj përpiquni të kaloni bukur.

Peshqit – Një periudhë shumë e rëndësishme sepse jeni një nga shenjat më të ndikuara që nxjerr në pah jo vetëm probleme me marrëdhëniet e bashkëpunimet, por edhe me çështjet sociale e profesionale. Jini të aktivizuar në jetën sociale, pranoni ftesat dhe do të gjeni atë që kërkoni. Jini korrektë në punë, me këmbë në tokë dhe miqtë do të jenë pranë jush për t’ju ndihmuar.

Back to top button