Ndërpreu disa herë Korreshin, Ulsi Manja i kthehet Zegjine Caushit: Bëhu serioze! Mos ndërhy kur flet deputeti

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i ka tërhequr sërish vëmendjen deputetes së re socialiste Zegjine Çaushi, pasi kjo e fundit ndërhyri në momentin kur ligjvënësi demokrat Saimir Korreshi po fliste në këtë komision.
Manja i kërkoi deputetes Çaushi që të mos ndërhynte kur fliste Korreshi dhe i kërkoi që ishte më serioze.
Ndërsa ligjvënësi demokrat ironizoi me fjalët “që të sjellës ligje të tilla duhet të kesh kaluar testin neuro-psikiatrik”.
Debati:
Saimir Korreshi: Ore mos na keni vënë ndonjë kamera të fshehtë dhe kjo seancë mos është ndonjë kamera e fshehtë për vit të ri. Po bëheni qesharakë me këtë ligj.
Ulsi Manja: Seanca është publike, jemi live, në dritë të Diellit, po të duash ti ngre edhe grilat.
Flet anëtarja e komisionit, Zegjine Çaushi, me mikrofonin fikur…
Ulsi Manja: Zonja Çaushi të lutem, zoti Korreshi mund të vazhdoni me fjalën tuaj.
Saimir Korreshi: Unë kam hall testin e kartelës mjekësore e kanë kaluar qeveria, që na sjellin këto lloj ligjesh. E ka kaluar testin neuro-psikiatrik, se të vish me këto ligje deri këtu duhet të kalosh testin neuro-psikiatrik
Zegjine Çaushi: Kush duhet ta kalojë këtë, kjo është ofendim?
Ulsi Manja: Zonja Çaushi, të lutem. Të bëhemi pak seriozë se Shqipëria ka në fuqi ligjin numër 60/2016.
Saimir Korreshi: Atje nuk erdhi ministri, këtu vjen ministri. Hall i madh ju ka rënë se si duhet ta plotësoni vendin se do të ketë shumë kërkesa spiunësh. Ja spiunlliqet. Me këtë ligj nuk i bëjmë nder Shqipërisë, vetes bëni çfarë të doni. Ju po krijoni një lloj lufte spiunash.
Ulsi Manja: A ka mundësi të mos ndërhyni kur flasin deputetët, çfarë të dojë të thotë.
Saimir Korreshi: Të kalosh nga start up të ligji i bilbilfryrësve është njësoj si të kalosh nga lufta në Vietnam tek ndërzimi artificial.