Ndizen dritat e pemës në “Sheshin Skënderbej”! Tirana nën petkun e shkëlqimit të festave (VIDEO)

Dhjetori sjell një atmosferë festive në të gjithë botën, me Krishtlindjen dhe Vitin e Ri që sjellin ngrohtësinë edhe shkëlqimin e dritave.
Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, janë ndezur dritat e pemës, traditë e përhershme në 6 Dhjetor. Ky event pritet me padurim më shumë se kushdo nga fëmijët, të cilët kanë qënë pjesë e tij me zërat e tyre si pjesë e korit të shkollave të Kryeqytetit.
Përpos Tiranës dritat janë ndezur edhe në Durrës ku po ashtu është krijuar një atmosferë “magjike”.Edhe në Shijak ndezja e dritave për festat e fundvitit u shoqërua me muzikë festive dhe këngët e fëmijëve. Po ashtu atmosfera festive ka pushtuar sheshin qendror të Fierit, ku mbrëmjen e sotme u ndezën dritat e pemës së Krishtlindjes.