Nga politika në “Big Brother Albania VIP”, Monika Kryemadhi në rolin e…?!

Mbrëmjen e sotme “Big Brother VIP Albania 5” ngre siparin, duke nisur prej orës  21:15 në “Top Channel”. Ndërkohë që është zbuluar edhe një prej opinionistëve të këtij “reality-show”.

Sipas ‘Anabel Magazine’ opinionistja e këtij edicioni do jetë Monika Kryemadhi. Megjithëkëtë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Top Channel.

Kjo do të shënojë herën e parë që do e shohim Kryemadhin një një pozicion të tillë. Ndërsa për sa i përket opinionistit tjetër, ende nuk është bërë me dije nëse do të vazhdojë të jetë Arbër Hajdari apo do të jetë dikush tjetër.

Edhe për këtë vit Ledion Liço do të vazhdojë të jetë moderator i Big Brother Vip.

Pasditen e djeshme u zbulua zyrtarisht dhe nga Top Channel se një ndër banorët e këtij viti do të jetë Angelo Haruni, gazetar dhe moderatori i emisonit ekonomik “Top Talk”, në Top Channel.

“Fan Club” nga ana tjetër, që nis transmetimin një ditë pas “BBVA”, do të moderohet nga Kiara Tito dhe 2 opinionistët e konfirmuar do të jenë: Françeska Murati dhe Arjan Konomi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT