“Ngjan me hetuesinë komuniste”, Manjani bën akuzën e fortë: Dëshmitarët po intimidohen nga agjentët e BKH-së! Të ndërhyjë Parlamenti

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka lëshuar sërish akuza të forta ndaj SPAK dhe BKH-së në lidhje në marrjen në pyetjeve të dëshmitarëve, teksa shkruan në rrjetet sociale se indimidimi dhe dhuna nuk janë mjete të ligjshme të marrjes së dëshmisë.

Sipas Manjanit, me dëshmitë e marra në intimidim po shkohet në gjyq dhe po dënohen njerëz.

“Për shkak të punës së përditshme, dëgjojmë raste të shpeshta intimiduese, të bëhen më së shumti nga ana e oficerëve të BKH. Të krijohet ideja e një mjedisi policie sekrete ku liritë dhe garancitë shumëzohen me zero”, thekson ish-ministri në postimin e tij.

Më tej, ai i ka bërë thirrje Parlamentit që të ndërhyjë menjëherë në ligj dhe të caktojë buxhet për rekordet audio dhe video të dëshmive.

Postimi i plotë:

Indimidimi dhe dhuna nuk janë mjete të ligjshme të marrjes së dëshmisë!

*****

Ka një pyetje të përhershme që ngrihet pas çdo seance pyetjesh që bëhet në dhomat e mbyllura të SPAK dhe BKH:

Kush e garanton se i pyeturi nuk dhunohet psikologjikisht?!

Kush garanton se dëshmia e dhënë aty, pra pa kamera dhe pa praninë e avokatit është e ligjshme, autentike dhe e dhënë me vullnet të lirë e të pandikuar nga asnjë formë presioni?!

Përgjigja është se deri më sot ASKUSH!

Mirëpo me këto dëshmi shkohet në gjyq e dënohen njerëz!!!!

Kjo është një situatë tjetër e rëndë dhe shumë e rëndë që ekzpozon 100% liritë, të drejtat e garancitë e personit e pyetur në këto kushte, përpara abuzimit me të drejtën e prokurorisë për të pyetur dëshmitarë.

Për shkak të punës së përditshme, dëgjojmë raste të shpeshta intimiduese, të bëhen më së shumti nga ana e oficerëve të BKH. Të krijohet ideja e një mjedisi policie sekrete ku liritë dhe garancitë shumëzohen me zero.

Kemi patur edhe raste që në sallën e gjyqit kanë dëshmuar persona se u janë marrë dëshmitë e para nën intimidim, ose edhe në premtime mashtruese për favorizim në ndjekje penale.

“Na trego ti këtë që duam ne dhe të ndihmojmë të dënohesh pak ose aspak”!!!  E dëgjojmë jo pak herë këtë gjë…

Kjo, miqt e mi quhet dhunë e paligjshme, jo drejtësi.

Prandaj duhet sa më parë të ndalojë pyetja e personave pa siguruar se në mjediset e caktuara për këtë punë të ketë kamera dhe mikrofonë të dukshëm ku të rregjistrohet çdo gjë. Absolutisht çdo gjë!

Dhe çdo kush që pyetet duhet ti bëhen prezent të drejtat që ai ka.

Në të kundërt dëshmia duhet të konsiderohet e paligjshme dhe për pasojë e papërdoshme!

***

Ky sugjerim i shkon në fakt Parlamentit të Republikës që të ndërhyjë menjëherë në ligj dhe të caktojë buxhet për rekordet audio dhe video të dëshmive.

E përsëris, kjo që po ndodh nuk ka lidhje me proçesin e rregullt ligjor.  Kjo ngjan si dy pika uji me hetuesinë komuniste!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT