“Një do ta marrë ky super k…ri, ia ka premtuar R…” Ben Blushi apo Besnik Bami? Kush është “B.B.”-ja në përgjimet e Ballukut?

Ka patur shumë reagime pas publikimit në DITA të një pjese nga përgjimet e zv.kryeministres Balluku me vartësin e saj të burgosur, Evis Berberi.
Disa thonë që b.b. është Ben Blushi ish-drejtor i TCH. Të tjerë thonë që bëhet fjalë për biznesmenin afër Berishës, Besnik Bami. Për dreq ka shumë personazhe publikë në Tiranë me inicialet B.B.
Në përgjimet mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit lexohet ky shkëmbim mesazhesh:
Balluku: “I ke hapur ti? Epo një do ta marri ky super k.. Ia ka premtuar R”
Në orën 18:11, Evis Berberi: “Po bb e kishte një të madhe, unë i ndava që të akomodonim sa më shumë”.
Në orën 18:11, Belinda Balluku: “S’më pëlqen fare qe une nuk di cfare ben ti”.
Në orën 18:11, Evis Berberi: “Po kë të dojë”.
Në orën 18:18, Belinda Balluku: “Jo kë të dojë jo”.
Në orën 18:18, Evis Berberi: “Të vi në…”
Nga ky fragment, sado i shkurtër, del një dinamikë marrëdhënieje që shkon përtej komunikimit institucional normal dhe hyn në territorin e menaxhimit informal të parasë publike.
Shprehja e Evis Berberit: “bb kishte një të madhe, unë i ndava që të akomodonim sa më shumë” nuk është gjuhë teknike, as administrative. Është gjuhë pazari.
Fjalë si “një të madhe”, “i ndava”, “të akomodonim” sugjerojnë një fond të përqendruar, i cili copëtohet qëllimisht, për shpërndarje sa më të gjerë interesash.
Kjo përputhet me një praktikë të njohur në aferat e prokurimeve përdorur.edhe në lotet e Unazës.
Reagimi i Belinda Ballukut: “S’më pëlqen fare që unë nuk di çfarë bën ti” nuk është reagim i një eprori që kërkon transparencë. Replika: “Jo kë të dojë jo” tregon dikë që pret të jetë në dijeni, jo për të ndaluar, por për të kontrolluar rrjedhën.
Nuk duket marrëdhënie as thjesht ministre–vartës, as thjesht politike. Është më afër një marrëdhënie bashkëmenaxhimi joligjor ku vendimet për paratë publike merren përmes koordinimit personal, jo procedurës.
Këtu nuk flitet për gabime administrative, por si “ndahen” paratë publike, larg dokumenteve, larg konkurrencës, larg transparencës.
Le të mos flasim për gjuhën e turpshme prej rrugaçësh.
Po kush është “bb” në këtë përgjim? Fakti që përdoret shkurtim, pa shpjegim, tregon se është i njohur për të dy, nuk ka nevojë të emërtohet.
Pse ishte kaq i rëndësishëm dhe sa para publike u “akomoduan” përmes tij?
