“Një fund i drejtë për Ukrainën”, bisedë telefonike mes presidentit Trump dhe Starmer të Britanisë

Kryeministri britanik Keir Starmer diskutoi sot me Presidentin Donald Trump përpjekjet për të arritur një “fund të drejtë dhe të qëndrueshëm” të luftës në Ukrainë, shkruan Reuters.
“Të dy udhëheqësit filluan duke reflektuar mbi luftën në Ukrainë”, tha zyra e Starmer në një njoftim të bisedës telefonike, duke shtuar se ata kishin diskutuar punën e të ashtuquajturve vende të “Koalicionit të Gatshëm” që janë zotuar të mbështesin Ukrainën.
“Kryeministri informoi mbi punën e Koalicionit të të Gatshmëve për të mbështetur çdo marrëveshje paqeje dhe për të siguruar një fund të drejtë dhe të qëndrueshëm të armiqësive.”
Negociatorët amerikanë u takuan me zyrtarë rusë në Florida ditën e djeshme për bisedimet e fundit që synojnë t’i japin fund konfliktit, ndërsa administrata e Trump përpiqet të arrijë një marrëveshje nga të dyja palët.
Takimi në Miami pasoi bisedimet e SHBA-së të premten me zyrtarë ukrainas dhe evropianë, diskutimet e fundit mbi një plan paqeje që kanë ngjallur shpresë për një zgjidhje të konfliktit që filloi kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022.
Në njoftimin e Doëning Street thuhej gjithashtu se Starmer dhe Trump diskutuan emërimin e Christian Turner si ambasador në Shtetet e Bashkuara, pasi paraardhësi i tij Peter Mandelson u shkarkua kur dolën në dritë email-et mbështetëse që ai i dërgoi shkelësit të dënuar seksual Jeffrey Epstein.