“Nuk kam qenë një fëmijë i lehtë”, nga hyrja në politikë tek pengjet e fshehura, rrëfehet Rama: Takmi i fundit me vetveten dhe kujtimi që do lë pas… kaq ka rëndësi

Kryeministri Edi Rama në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, ka folur për rrugëtimin e tij në politikë, pengjet nga e kaluara dhe për kufizimet e të qenurit kreu i qeverisë apo dhe thjeshtë në politikë,
Rama thotë se është i lumtur për çfarë sot ka hequr nga vetja, referuar shumë viteve pas, teksa shikon se çfarë kjo jetesë i ka dhënë sot mrapsht. Kryeministri tregon një këshillë që gjyshja e tij i ka dhënë kur ai ishte një fëmijë i vështirë, siç e përshkruan veten ai.
Ballafaqimi me veten në fund të jetës, ajo çfarë ke bërë në këtë jetë për të tjerët dhe kujtimi që ke lënë pas, janë gjërat më të rëndësishmë në këtë jetë.
“Nuk e perceptoj si humbje atë që kam zgjedhur lirisht. Për sa kohë besoj se ajo që kam lënë nga vetja, ose ajo që kam dhënë nga vetja, është përkthyer në shumëçka që kam mundur të bëj për të tjerët.
Gjyshja ime më ka thënë disa gjëra që sot janë si pika referimi, dhe një nga gjërat që ka marrë kuptim me kalimin e kohës ka qenë ajo që thoshte: unë nuk kam qenë një fëmijë i lehtë. Prindërit ishin kërkues, por unë isha më problematik se vëllai. Pasi zhvillohej një konflikt mes meje dhe prindërve, siç u ndodh të gjithë fëmijëve, kërkoja strehë te gjyshja.
Ajo thoshte: “Mos u mërzit, prindërit bëjnë detyrën. Nga ana tjetër, ti do të bëhesh burrë dhe të gjithë bëjnë gabime; do të bësh gjëra për të cilat do të të vijë inat. Vetëm të lutem mos e harro: shumë njerëz do të takosh në jetë, por takimi më i rëndësishëm është ai i fundit.”
Takimi i fundit është me dikë që është një plak i vjetër, me flokë të bardha dhe me mjekër. Dhe kur të shkosh tek ai… Prindërit e kishin problem që shoqërohesha me më të mëdhenj se vetja. Ky njeri është më i rëndësishmi, sepse ai ka biletat për të shkuar në parajsë ose në ferr. Do të të pyesë se çfarë ke bërë, si e ke kaluar jetën. Asgjë nuk do të mjaftojë; do të pyesë se çfarë ke bërë për të tjerët.
Dhe kjo më vjen ndër mend në rastet kur jam i ngarkuar, ose kur vjen një moment që sasia e “baltës” bëhet e madhe. Pastaj kjo më shërben si një mënyrë për të kujtuar se çfarë kam bërë. Është një balancë.
E përkthyer ndryshe, sepse gjyshja e thoshte nga këndi i saj si katolike: ky ballafaqim është, në thelb, një ballafaqim me vetveten. Kishte edhe një shprehje tjetër: në fund të ditës, e vetmja gjë që ka rëndësi është kujtimi që lë. Kur vjen puna te kjo, aty është edhe bilanci” tha Rama.