“O boso, merr nja 2 gram ta provoj”, KOKAINA sheshit në “Sky”, përgjimet që fundosën agjentin e Operacionales: E bukur duket, është në Durrës, më duhen 2 (bukë)

Përgjimet e rrjedhura nga dosja e komunikimeve në “SKY ECC” mes agjentit Igli Haxhiaj dhe trafikantëve të drogës tregojnë se droga është kudo dhe pazaret bëhen nëpër telefona. Madje, mes oficerëve dhe trafikantëve që duhet të arrestoheshin.

Igli Haxhiaj kohët e fundit mbante detyrën e agjentit të Drejtorisë së Antiterrorit, por vlen të theksohet se përgjimet janë të 3-4 viteve më parë dhe në atë kohë, ai ka shërbyer në Policinë e Shtetit si agjent i Forcës Lëvizëse Operacionale.

Në komunikim me një prej anëtarëve të grupit kriminal, Igli Haxhiaj bën pazare droge dhe flet për cilësinë e lëndës narkotike. Komunikimi ka nisur pasi në celularin e tij, referuar dosjes së SPAK, kanë mbërritur dy fotografi të kokainës së presuar.

Fotot e kokaines qe mberrijne ne celularin e agjentit te Operacionales

“O boso, ca o kjo me, e bukur duket”, i drejtohet ia bashkëbiseduesit, ndërsa ky i fundit i përgjigjet, “Mall”. Më pas, ata flasin për çmimin, ku oficeri i arrestuar shprehet: “37 po deshe…”, ndërsa anëtari i grupit shprehet “jo vlla me 37 e marrim”.

Me aq sa mund të kuptohet nga biseda, bëhet fjalë për blerjen e një kilogrami kokainë, apo siç quhet ndryshme 1 bukë, e cila kushton 37 mijë euro në Durrës, pasi ka ardhur nga vendet e Amerikës Latine.

Pjesë nga dosja:

Bisedë e datës 22.10.2020 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin CXQD1I.

Përdoruesi i kodit pin CXQD1I dërgon fotot si më poshtë:

Fotot e kokaines qe mberrijne ne celularin e agjentit te Operacionales

I.Haxhiaj: o boso, ca o kjo me, e bukur duket

CXQD1I: mall ketu 38….

I.Haxhiaj: A eshte i mire me 37 po deshe…

CXQD1I: jo vlla me 37 e marrim… Se po mori dhe ky niku…i them dy copa

Igli Haxhiaj: Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2.

Nje buke (1 kg) kokaine me stamp UCO, mberritur ne celularin e agjentit te Operacionales

CXQD1I : Ne dures jane keto se ka tre lloj stampash

I.Haxhiaj: a jane gje ? i ke provuar ti…mi co pak qe ti bej save … A e ke provu ti

CXQD1I: Jam ne timon, ti coj me vone pa merak, jo un se kam provu po me than eshte i mire.

I.Haxhiaj: merri dy gram ta provoj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT