Operacioni i SPAK zbulon SKANDALIN e madh të Policisë së Shtetit! Agasi dhe Beqiri u ndihmuan për të marrë peng biznesmenin, Gerond Meçe u tërhoq befas nga tenderat e AKSHI-t

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me një skandal të madh që ka përfshirë Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, por që ka bërë “pis” edhe Policinë e Shtetit.

Sipas informacioneve të siguruara deri më tani nga gazetarja Klodiana Lala, mësohet se biznesmeni Gerond Meçe ka rënë “pre” e një skeme të koordinuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët janë mbështetur nga zyrtarë të Policisë së Shtetit.

Përmes shantazhit dhe dhunës, këta të fundit kanë arritur të detyrojnë Meçen që të tërhiqet nga tenderat e AKSH-it, duke iu nënshtruar kështu kërkesave të tyre.

Sipas gazetares Lala, dyshohet se Agasi, në bashkëpunim me Beqirin dhe zyrtarë të Policisë së Shtetit, e kanë marrë peng biznesmenin dhe e kanë detyruar që të heqë dorë nga ankimimet për tenderat dhe t’i lejojë ato që të kalonin në duar të tjera.

“Nga hetimet e SPAK rezulton se Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirin dhe zyrtarë të Policisë së Shtetit kanë marrë peng shtetasin Geron Meçe, një prej biznesmenëve që fitonte më shumë tendera në AKSH dhe pas shantazheve e kanë detyruar të heqë dorë nga gara dhe më pas është tërhequr nga të gjitha tenderat në AKSH”, raportoi gazetarja.

Ky zhvillim i fundit është i lidhur ngushtë me një tender të rëndësishëm që u shpall nga AKSHI në fund të vitit të kaluar. Në datën 27 dhjetor 2024, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli një tender për përmirësimin e sistemit të Thesarit të Shtetit, i cili kishte një vlerë prej 7.7 milionë euro.

Në fund të muajit maj të këtij viti, tenderi është zhvilluar dhe janë paraqitur dy oferta për garën. Oferta më e ulët, e përfaqësuar nga bashkimi i kompanive ABS dhe Datalog, i Gerond Meçes, ishte 5.1 milionë euro, 2.5 milionë euro më poshtë se fondi limit i tenderit. Megjithatë, oferta e ABS dhe Datalog është skualifikuar nga AKSHI për mosplotësim të kritereve, ndërsa oferta e dytë, ajo e bashkimit të kompanive Communication Progress dhe Horizon, e cila ishte 6.8 milionë euro, është shpallur fituese.

Ky zhvillim ka shkaktuar një betejë të ashpër ligjore në Komisionin e Prokurimit Publik, ku ABS ka kërkuar që të shpallet fituese oferta e saj dhe të anulohet skualifikimi. Kompania e Meçes ka denoncuar për në KPP se dy kompanitë e shpallura fituese nga AKSHI nuk kanë plotësuar kërkesat e tenderit, duke kërkuar hetim të thelluar për këtë çështje.

Por, pas këtij ankimimi, biznesmeni Meçe krejt papritur vendosi që të hiqte dorë nga ankesat e tij dhe pranoi që të paguante një tarifë ankimimi prej 40 mijë euro, duke u tërhequr nga çdo kërkesë për rishqyrtim të tenderit.

Lidhur me këto zhvillime të fundit nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet dhe çdo informacion i siguruar është marrë në rrugë jozyrtare! Për më tepër detaje dhe për të sqaruar pozicionet e personave të lartpërmendur e sigurisht për të hedhur më tepër dritë mbi këtë skandal mbi tenderat e AKSHI-t që mesa duket “preu kokat” e drejtoreshës së këtij institucionit, Mirlinda Karçanajt, biznesmenit Ermal Beqirit, Ergys Agasit, por dhe zv.drejtorit të Policisë së Tiranë.

Operacioni i SPAK zbulon SKANDALIN e madh të Policisë së Shtetit!

* Në lidhje me këtë dosje për tenderat e AKSHI-t, janë lëshuar masa sigurie ndaj Mirlina Karçani, drejtoreshës së AKSHI-t, dhe zv.drejtoresha Hava Delibashi, të cilat janë lënë në masën e “arrest shtëpie”. Po ashtu, janë vendosur masa ndaluese edhe për biznesmenët Andi Papas dhe Gëzim Hoxha. Ndrkohë për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin është firmosur masa e sigurisë “arrest me burg”. Dyshimet janë që Agasi nuk ka qenë në banesë në momentin kur oficerët e BKH-së i kanë shkuar për të ekzekutuar urdhrin e SPAK. Pezullim detyre është vendosur edhe për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT