PAMJE TË RËNDA/ Suada Muça tërhiqet zvarrë në mes të Tiranës, disa vajza e rrahin brutalisht dhe i shkulin flokët

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. TikTokerja Suada Muça është dhunuar fizikisht pas një përplasjeje të ashpër që dyshohet se ka nisur në rrjetet sociale.
Sipas dëshmisë së saj, Suada Muça është dhunuar nga disa vajza, të cilat dyshohet se kanë vepruar për motive hakmarrjeje. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me identitetin e autorëve apo rrethanat e sakta të ngjarjes.
Kjo ngjarje ka ardhur pas një sherri live mes Xhemal Ukës i cili njihet me nofkën “Fire” dhe Suadës. Në një LIVE të bërë ditë më parë dy tiktokerët janë konfliktuar virtualisht me njëri-tjetrin, ku ka qenë “Fire” ai i cili e ka paralajmëruar Suadën.
Ndërkohë pamjet e dhunës janë publikuar nga vetë ai në rrjetet sociale. Mbrëmjen e djeshme, në llogarinë e tij në Instagram “Fire” ka postuar disa video ku një grup vajzash shiheshin teksa tërhiqnin zvarrë për flokësh Suadën.
Kujtojmë se Xhemal Uka nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Pasi ai disa ditësh është përfshirë në një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në zonën e Freskut. Xhemali pas kësaj ngjarjeje është larguar nga Tirana për ti shpëtuar autoriteteve.
TikTok po kthehet gjithnjë e më shumë në një “mollë sherri” mes të rinjve, ku konfliktet virtuale po përshkallëzohen në dhunë. Brenda vetëm pak ditësh, tre persona janë sulmuar si pasojë e konflikteve të nisura në rrjetet sociale.