Parid Kalaj, i riu shkodran që po shkëlqen në botën e teknologjisë dhe multimedias (VIDEO)
Parid Kalaj, 17-vjeçari i shkollës “28 Nëntori”, po bëhet shembull frymëzimi për moshatarët dhe bashkëqytetarët e tij. I apasionuar pas teknologjisë dhe multimedias, ai ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme, duke provuar talentin dhe përkushtimin e tij.
Së fundmi, Paridi garoi në olimpiadën ndërkombëtare të multimedias Media Shoë 2025 në Itali, ku arriti të renditej i katërti mes dhjetëra pjesëmarrësve. Një arritje që nderon jo vetëm shkollën dhe familjen, por edhe qytetin e tij.
Për të, kjo përvojë ishte një kombinim i tre elementeve që e kanë ndihmuar të rritet: inspirimi që gjeti në idetë e reja, lidhjet që krijoi me të rinj nga vende të ndryshme dhe qetësia me veten që e fitoi duke sfiduar aftësitë e tij.
Me ambiciet që ka dhe punën që po bën, Parid Kalaj duket se është vetëm në fillim të një rruge premtuese, ku pasioni dhe talenti takohen për të ndërtuar të ardhmen.
“Unë jam Parid Kalaj, 17 vjeç nga Shkodra. Jam nxënës në shkollën 28 nëntori. Kam një pasion të veçantë për teknologjinë dhe fushën e multimedias, gjë që më ka shtyrë të marr pjesë në konkurse të ndryshme. Së fundmi
mora pjesë në olimpiadën e multimedias Media shoë 2025 e cila zhvillohet në Itali ku arrita të fitoj çmimin e katërt. Kjo përvojë më ka motivuar edhe më shumë që të punoj me përkushtim, të zhvilloj aftësitë e mia më tej dhe të përfshihem në sfida të reja që më ndihmojnë të rritem profesionalit dhe personalisht.
Nëse më duhet ta përshkruaj këtë eksperiencë me tre fjalë këto tre fjalë do të ishin: e para do të ishte inspirimi, e dyta janë lidhjet dhe e treta është qetësia me veten. Pse inspirim? Inspirim sepse aty u njoha me ide dhe forma të reja krijimtarie.
E dyta është lidhjet, sepse përveç garës kjo përvojë më dha mundësinë të krijoj kontakte dhe miqësi të reja e treta është qetësia me veten. Pse inspirim? Inspirim sepse aty u njoha me ide dhe forma të reja krijimtarie. E dyta është lidhjet, sepse përveç garës kjo përvojë më dha mundësinë të krijoj kontakte dhe miqësi të reja”, ka thënë ai.