Pas luftës me kancerin, avokati Saimir Vishaj përballet me një tjetër sfidë: Nesër do të operohem, shpresoj në Zot që të shkojë mirë

Pas kalvarit të gjatë me sëmundjen “flamë”, kancerin, avokati Saimir Vishaj do të duhet që të kryejë dhe një tjetër ndërhyrje kirurgjikale.

Ku lajm është bërë me dije nga vetë Vishaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësin faktin se ditën e nesërme ai do të duhet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni.

Duke uruar që ky të jetë i fundit dhe se gjithçka të shkojë mirë, ai lutet që Zoti t’u japë forcë dhe mirësi ekipit mjekësor të cilët do të jenë në sallën e operimit.

“Qoftë operacioni i fundit nesër në trupin tim. Mposhta kancerin, shpresoj në Zot se nesër çdo gjë do shkojë mirë. Na ndihmo o Zot. Jepi mirësi ekipit mjekësor që do të jenë në sallën e operimit. Hallelujah”, shkruan Vishaj.

Ky vit, nuk ka qenë aspak i lehtë për avokatin! Pa humbjes së nënës në prillin e këtij viti, ai u përball me një betejë të ashpër me kancerin. Siç kemi raportuar dhe më herët, avokati ra në gjendje kome dhe u detyrua që të transportohej me urgjencë drejt Italisë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Falë punës së stafit mjekësor, por dhe dëshirës dhe vullnetit të avokatit, ai fatmirësisht arriti që të mposhtë kancerin duke u kthyer në Shqipëri më i fortë se kurrë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT