PD në kolaps intelektual! Gazetari pas “lëmshit” në Kuvend për Avokatin e Popullit: Kaluam nga partia e Ridvan Bodes e Majlinda Bregut, te na gënjeu Rama për të firmosur

Partia Demokratike duket se po përballet me një periudhë të vështirë brenda strukturave të saj drejtuese.  Zhvillimet e fundit, kanë treguar një mungesë  koordinimi dhe konsensusi mes anëtarëve të grupit parlamentar, gjë që po komplikon vendimmarrjen në çështje kyçe politike dhe ligjore.

Lidhur me këtë situatë ka ardhur dhe një analizë e shkurtër nga gazetari Klodian Tomorri i cili ka vënë në dukje faktin se ku ka “përfunduar” kjo forcë politikë duke sjellë kështu dy krahasuar kështu Partinë Demokratike në kohën kur dhe pjesë e saj ishin Ridvan Bode, Majlinda Bregu e Genc Ruli dhe te kjo e sotmja e cila fajëson Ramën për firmat që ata vetë hedhin.

Ishin vetë disa prej deputetëve demokratë të cilët firmosën kandidaturën e Endrit Shabanit për t’u bërë Avokati i Popullit, dhe ishin sërish ata të cilët më pas kërkuan tërheqjen e votave me pretendimin se ishin “mashtruar” nga Edi Rama dhe se ky i fundit lobonte fort për zgjedhjen e ish-kreut të “Nismës Thurrja”.

Sipas Tomorrit afër të djathtëve ka pasur njerëz të tjerë me integritet të cilët mund të merrnin mbështetjen e demokratëve. Njëri prej tyre ka qenë edhe avokati Ledi Binaku, një person me një karrierë të gjatë në drejtësi, ku madje ka qenë gjyqtar edhe në Gjykatën e Strasburgut.

Reagimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Problemi eshte se kaluam nga PD-ja e Ridvan Bodes, Genc Rulit, Majlinda Bregut, Flor Mimes, Selami Xhepes etj etj, tek PD-ja ku gjithe grupi Parlamentar thote na genjeu Rama per te firmosur.

Ajo qe i tha Cim Peka Berishes per diferencen e madhe intelektuale nuk eshte e vertete vetem per dyshin, por eshte e vertete kapilarisht per te gjithe strukturen drejtuese te Partise.

Dhe deficiti intelektual ne eliten e PD-se eshte bere strukturor. Pra nuk eshte thjesht qe ka ca kokrra qe edhe s’kuptojne shume, por qe sprishin pune ne panoramen e madhe.

Deficitet strukturore jane shume te veshtira per t’u crrenjosur. Ne cdo fushe. Nga ajo fiskale deri tek dija.

Une nuk e dija, por nje mik po me thoshte dje qe Ledi Bianku qenka afer PD-se. Tani a kishte ky vend kandidat me te persosur se Ledi Bianku per avokat populli? Po nuk ka. Nuk e gjen dot.

Gjyqtar ne Strasburg, profesionist i jashtezakonshem, pa asnje cen ne integritet.

Te kesh nje aset keshtu dhe te besh ate pacavuren e firmave qe bene keta do te thote qe suficiti i budallekut ne PD eshte ne nivele vetasgjesuese.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT