“Plak ke humb bastin!” Kush spiunoi për drogën e grupit të familjarëve të ish-deputetit socialist? Rexhepi: Ju thashë mos e ngatërroni punën me fut lloj-lloj njerëzish (BISEDAT)

Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, ra në prangat e policisë disa ditë më parë, pasi dyshohet se është i përfshirë në një rrjet të strukturuar të trafikut të drogës.

Sipas hetimeve të bëra me dije deri më tani, Rraja së bashku me disa anëtarë të fisit të tij, përfshirë xhaxhain dhe kushërinjtë, kishin ngritur një skemë të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Turqisë.

Bëhet fjalë për një sasi prej 236 kilogramësh marijuanë, e cila u zbulua dhe u sekuestrua nga autoritetet turke në pikën kufitare të Kapikules më 26 janar, ndërsa shoferi i kamionit u arrestua dhe më pas u dënua nga drejtësia turke.

Kanë dalë në dritë disa biseda të tjera nga dosja e SPAK për grupin e organizuar kriminal.

Njëri nga anëtarët e grupit të Rrajës (ose një person i jashtëm me të cilin mund të ketë patur një “bashkëpunim” për trafikimin e një sasie malli) për ti vërtetuar se droga ishte ngarkuar në kamion i dërgon foto të kutive brenda në mjet. Por, Rexhep Rraja i thotë se nuk dëshironte fjalë koti, por i kërkon që ti japë detaje nëse në brendësi të kamionit kishte futur ndonjë sasi me lëndë narkotike, ndërsa ky i fundit ja pohon këtë gjë duke i dërguar me foto edhe materialin që është përdor për ambalazhimin e lëndës narkotike.

Anëtari i paidentifikuar: Un me ta vertetu ty qe ty te mbushet menja te tregoj kutit e mija ma shume nuk te jap detaj

Rexhep Rraja: Jo jo, llafe kot s’du un. O plak Mthe per mbrem ose sot. Mjep detaje. Ti ke gjona mren edhe duhet tkesh detaje po pate gjona. Jo plak ke humb bastin, se ke bo bastin kështu. Pse jan vecant tujat, si jan vecant

Anëtari i paidentifikuar: A i ke dorzu ti

Rexhep Rraja: Un sa isha ke kamioni, tu e pa. Ti mthe kamion serb kamioni alla shqiptarçe. Po a ke fut mall o plak Mthuj detajet, se i din, t’kam bo be si them kujt

Pasi ngarkesa u bllokua në doganën e Turqisë për kontroll fizik, grupi i Rexhep Rrajës ka ngritur dyshime për një tradhëti të mundshme nga ana e shoferit, Elton Bogdani.

Agim Nina personi i cili ka mbajtur kontaktet e drejtëpërdrejta me shoferin, në bisedat e zbardhura thotë se është e pamundur që tradhtia të ketë ardhur prej tij duke thënë se me vete ai ka pasur vetëm një telefon “Samsung të vobektë”.

Gjatë një bisede të Jani Çavos me Rexhep Rrajën, ka dyshime se ndonjë nga personat e tjerë që kanë futur gjithashtu drogë në kamion mund të ketë dhënë informacione. Rexhep Rraja thërret Aldo Gjinin, referuar si “bjondi” dhe Jani Çavon për tu sqaruar në Fushë Krujë.

Agim Nina: Se mor vesh

Agim Nina: Ska bo vaki nai her

Agim Nina: Kjo

Agim Nina: Se di

Jani Çavo: Mos na ka ba noi numer me vlla

Agim Nina: Ka qen ne linj ne 7:35

Agim Nina: Ca numri o bur

Agim Nina: Ai esht i vobekt fare

Pas kësaj bisede Jani Çavo i dërgon Agim Ninës, bisedat e shkëmbyera me Rexhep Rrajën, i cili kujtojmë se mbart nofkën “Neë Sky”, ky i fundit në bisedë ka thënë që të mos përfshiheshin persona të tjerë.

Jani Çavo: Chats Attachment:Chats Attachment:

from”:”XR1 “New Sky”:”O shok”

“from”:”XR1 New Sky”: Te kujtohet foto qe tcova qe te thash ka fut dikush tjeter mall”,”

from”:”Rois”:”Po

rom”;”XR1 “New Sky”,”:”Jan me shum se 2 persona”

from”:”XR1 “New Sky”””Thuj atij plakuť”

from”:”XRI “New Sky””,”Lere at mhb”

from”:”XR1 “New Sky”;”E ke fut mallin ke bo gabim”

from”:”XR1 “New Sky””Mos i shkruj robve pse ke shpernda foton”

from”:”XR1 “New Sky”””:”Mos e bej balt me shum mhb”

from”:”XR1 “New Sky””:”Kamioni akoma sesht hap”

from”:”XR1 “New Sky”:”Kamioni po mbahet se ka info”

from”:”Rois”,”:”Po shoferi ?”

from”:”XR1 “New Sky”;”Se di per shoferin”

from”:”XR1 “New Sky”:”Kamioni esht ndalu se ka informacion”

from”:”XR1 “New Sky”””Ndaj te thash shiko mos e ngatrroni punen me fut lloj lloj njerzish

Agim Nina: Ore ku e pa ai qe sesht hap kamioni

Agim Nina: Ka dal me njoll

Agim Nina: Ej po fol me nji super shtet

Agim Nina: Ku ka shonce lloji i maubetit qe po perhapet ne xhiro

Jani Çavo: Chats Attachment:

from”;”XR1 “New Sky”:”kamioni o vlla esht rrapertu keshtu i tha tani ekan mar ne tele ikan tha aji kamion me kta targa ka mrena mall”

from”:”XR1 “New Sky”:”ata ekan fut ne skaner nuk kan pa gja dhe tani po e majn aty”

from”;”XR1 “New Sky”:”Kto jan msg nga turqia vlla”

from”:”XR1 “New Sky”:”Merre bjondin hajdem fushkruj”

from”:”Lagje”:”se ne jemi me drejt”

from”:”Lagje”:”tashi mhb esht me pa kush e ka bo”

from”:”Lagje”:”vlla faktet jan”

Jani Çavo: Po te pres

Agim Nina: Po pate munci a mund ti thush kti me qe paska kaq forc e informacion pse se qet tralin jasht

Jani Çavo: Jam me kte shokun tim

Jani Çavo: Mos vono me

Jani Çavo: Se ky mhb u qel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT