Plas me demokratëve, Berisha trembet nga takimi i Salianjit! Tenton ta bllokojë, MESAZHI për anëtarët e PD-së: Distancohuni nga foltorja
Teksa ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji do të nisë sot foltoren nga qyteti i Durrësit, ku do të zhvillojë takim me demokratët për të diskutuar mbi situatën në PD, duket se në Partinë Demokratike janë trembur nga ky takim.
Në një mesazh të dërguar me sms për anëtarët e PD-së, thuhet se njoftimi për takimin është ndarë nga persona të paautorizuar dhe se kjo lëvizje s’ka të bëjë me forcën e tyre politike.
Po ashtu, në mesazh theksohet se anëtarët e PD-së duhet të distancohemi nga këto të ashtuquajtura takime të njoftuara më datë 3 Dhjetor.
“I nderuar anëtar i PD, dega Durrës! Persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat tona. Ky njoftim nuk ka të bëjë as me Partinë Demokratike dhe as me agjendën e saj. Ai njoftim është fund e krye dezinformim.
Partia Demokratike sot ka në fokus të betejës së saj korrupsionin Rama–Balluku në Tunelin e Llogarasë dhe aferat e tjera korruptive të tyre. Ndërkohë jemi duke hyrë në procesin e brendshëm të analizës, gjithnjë vetëm brenda forumeve të Partisë. Ndaj ne, si anëtarë të PD-së, distancohemi nga këto të ashtuquajtura takime të njoftuara më datë 3 Dhjetor”, shkruhet në mesazh.