“Po përgjon KLP për të diktuar zgjedhjet!” SPAK “i përgjigjet” deklaratës së bujshme të Manjanit: Përpjekje për të keqinformuar publikun

Pas deklaratës të bujshme të ish-ministrit së drejtësisë Ylli Manjani i cili është shprehur se SPAK  po përgjon Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ka patur një reagim nga SPAK.

Spak ka qartësuar se asnjë anëtar i KLP-së nuk është objektiv hetimi, vëzhgimi apo përgjimi si edhe shton se: “SPAK nuk kryen dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejtë apo tërthorazi, të ndikojë apo të intimidojë vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe aq më pak të ndërhyjë në procese të caktuara zgjedhore.”

Prokuroria e Posaçme e ka quajtur këtë deklarim të bërë nga Manjani  si një spekulim të pastër, të pambështetur në realitetin ligjor apo në praktikën e tyre hetimore.

“Çdo deklaratë e pabazuar në fakte dhe e mbështetur në spekulime mbetet në kuadrin e retorikës së pakonfirmuar, në përpjekje për të keqinformuar publikun dhe për të dëmtuar Strukturën së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” përfundon reagimin Spak.

Kujtojmë se ish-ministri është shprehur në një deklaratë televizive se se sipas tij ky përgjim i bërë është skandaloz, ai u shpreh: “Unë e di që ata përgjohen. Kanë dy muaj në përgjim dhe i përgjon SPAK-u për të diktuar zgjedhjet dhe kjo është poshtërsi. SPAK po përgjon KLP për të diktuar zgjedhjet. Kjo është turp e faqja e zezë. Përgjohet në mënyrën më fashiste një istitucion kushtetues. Ku e gjejnë të drejtën këta” ndër të tjera.

Reagimi i plotë i SPAK:

Në përgjigje të disa kërkesave tuaja, ju bëjmë me dije se:

1.Asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është objekt hetimi, vëzhgimi apo përgjimi nga Prokuroria e Posaçme.

2.SPAK nuk kryen dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejtë apo tërthorazi, të ndikojë apo të intimidojë vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe aq më pak të ndërhyjë në procese të caktuara zgjedhore.

Deklarimet e bëra në media përbëjnë spekulim të pastër, të pambështetur në realitetin ligjor apo në praktikën hetimore të Prokurorisë së Posaçme.

Çdo deklaratë e pabazuar në fakte dhe e mbështetur në spekulime mbetet në kuadrin e retorikës së pakonfirmuar, në përpjekje për të keqinformuar publikun dhe për të dëmtuar Strukturën së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT