Poltronë të rinj për pacientët me kancer, gazetari Osman Stafa publikon videon nga Onkologjiku: Po të denoncosh, gjërat bëhen!

Gazetari Osman Stafa ka publikuar një video në rrjete sociale nga ambientet e Onkologjikut ku shihen disa poltronë të rinj të cilët janë në dispozicion të pacientëve me kancer.

Osman Stafa thekson se pas një beteje të gjatë denoncimesh, dëshmive të pacientëve me kancer, poltronët tashmë janë aty ku duhen.

“Po të flasim, gjërat bëhen. Pacientët me kancer kanë bërë kimioterapi nëpër karrige në formë çnjerëzore. Patjetër që denoncime s’do ndalen. Shiringat elektrike, port cutet, janë jetike.”-shkruan Stafa në rrjete sociale.

Statusi i plotë i gazetarit Osman Stafa

Një fitore e vogël Ja poltronët e rinj! Pas një beteje të gjatë, denoncime, dëshmi të pacientëve me kancer, sjellin poltronët.

Ja që po të flasim, gjërat bëhen. Ja që po të flasim ka reagim. Prej vitesh pacientët me kancer kanë bërë kimioterapi nëpër karrige, në formë ç’njerëzore, dhe dramatike për njerëzit.

Unë nuk e di sesa poltronë kanë vendosur, se flitet që kanë sjellë edhe në një dhomë tjetër. Patjetër që denoncimet s’do ndalen. Shiringat elektrike, port cutet, janë jetike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT