Pritet nisja e protestës së opozitës/ Para Kryeministrisë mblidhen vetëm një grusht militantësh

Partia Demokratike pritet të nisë protestën e radhës para Kryeministrisë. Protestat e opozitës mbahen pas pretendimeve të tyre se mazhoranca nuk iu jep hapësirën që u takon në Kuvend, por edhe pas marrjes së Belinda Ballukut të pandehur. 

Nuk priten surpriza, në shesh deri më tani janë mbledhur vetëm një grusht militantësh. Ndërkohë që protesta sot përkon me Ditën e Rinisë, kur më 8 dhjetor të vitit 1990 shpërtheu revolta studentore, një lëvizje paqësore që do të shënonte fundin e regjimit komunist dhe do të hapte rrugën drejt demokracisë. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT