“Regjimi më komik në botë”, Policia e dërgoi në prokurori, Lapaj “nuk u trembet”: Procedimi është dekoratë në gjoksin tim

Kryetari i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka reaguar live ne faqen e tij në “Facebook” pasi policia e Tiranës, dërgoi në prokurori rastin e mbrëmjes së djeshme. Ku Lapaj dhe anëtarë të partisë së tij, kishin ngritur përpara godinës së kryeministrisë çadra kampingu për të kaluar natën.

Lapaj është shprehur se procedimi i bërë ndaj tij është një dekoratë në gjoks për të dhe se nuk e intimidon. Ai u bën thirrje qytetarëve që të mblidhen sërish pasditen e sotme të kryeministria për të vijuar protestën e nisur dy ditë më parë.

“Paskan letër, bojë dhe kohë për të më proceduar mua penalisht se protestoj. Ajo është dekoratë në gjoksin tim që kam protestuar përballë regjimit më komik në botë. Janë dhe hajdutë dhe komik. Nuk më intimidojnë. Në 5 ftoj qytetarët tek kryeministria, shkresën e kemi dorëzuar.

Ka zot kjo punë nuk ngeli ta vendosin këta të Edi Ramës. Do trembemi ne se na procedojnë penalisht zarat e Edi Ramës. Kë paskam bllokuar unë të ma nxjerrin me emër e mbiemër”, tha ndër të tjera Lapaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT