Reuters shkruan për protestën para Kryeministrisë: Protestuesi u dogj nga molotovët e opozitës

Një mbështetës i opozitës u dogj nga një molotv gjatë një proteste kundër qeverisë në Tiranë, Shqipëri, më 22 dhjetor 2025, shkruan Reuters.
“Protestuesit hodhën bomba molotov (me benzinë) drejt godinës qeveritare ku ndodhet zyra e Kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë pasi prokurorët ngritën akuza ndaj zëvendëskryeministres për korrupsion të dyshuar. Tensionet politike në Shqipëri janë përshkallëzuar javët e fundit pas akuzave të ngritura ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku”,- shkruan më tej Reuters.