Sali Berisha tentoi të prishë takimin e Salianjit në Shkodër, zbulohet SMS-ja për anëtarët e PD: Distancohuni! Organizohet nga Benet Beci dhe kriminelët (MESAZHI)

Ervin Salianji organizoi sot në orën 18:00 një takim me demokratët në Shkodër. Pjesëmarrja ishte masive ndërsa në të njëjtën orë, Sali Berisha organizoi një foltore në Korçë.

Tashmë Ervin Salianji është armik i selisë blu, pasi është shfaqur mjaft “rebel” duke organizuar vetë takime me demokratët për të marrë frerët e vendit në dorë.

Kjo lëvizje e tij prej kohësh është kundërshtuar nga Sali Berisha i cili e akuzon ish-deputetin demokrat se takimet ia organizon krimi i organizuar.

Në celularët e demokratëve ka mbërritur një sms ku iu kërkohet të mos marrin pjesë në organizimin e Ervin Salianjit në kryeqendrën e veriut.

“Sot, duke spekuluar në emër të PD-së, po tentohet të organizohet një takim me një agjendë tërësisht private, pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Ky takim organizohet nga Benet Beci dhe falanga e tij dhe, për më keq, me mbështetjen edhe të elementëve kriminalë. Dega e PD Shkodër ju bën thirrje ju, si anëtar i degës, të distancoheni, pasi ky takim i shkon për shtat agjendës së Edi Ramës”, thuhet në mesazhin e dërguar demokratëve.

Sali Berisha tentoi të prishë takimin e Salianjit në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT