Sali Berisha tha se Ergys Agasi qëlloi me grusht Ulsi Manjën, reagon me URGJENCË ish-ministri: Ti po tretesh çdo ditë e më shumë, mua më shtohen…

Pas deklaratës së bërë nga kreu i  Partisë Demokratike Sali Berisha, në “Foltore” i cili tha se Ergys Agasi, momentalisht i akuzuar për pengamrrje nga SPAK, kishte goditur me grushte ish-ministrin Ulsi Manja, ky i fundit i ka kthyer “përgjigje”.

Manja me ironi ka shruar se ka leje ta përdorë emrin e tij sa herë të dojë sepse kështu mund të bëhet lajm, dhe për të  ajo që u nga tha Berisha konsiderohet  si thashethem, shpifje e përrallë.

“Sali, ktheje dhimbjen në forcë! Më thanë që më kishe qarë hallin dje në foltoren tënde buzë trotuarit. Të mirëkuptoj, Sali: kur më shumë lajm bën emri im dhe ty s’të ngjit më fjala, ke leje ta përdorësh emrin tim sa herë të duash. Për shpifje të rëndomta si kjo e “grushtave”, për përralla dimri, thashetheme pazari e kafenesh, për çfarëdo që t’i vijë mbarë moshës tënde”, shkroi Manja në një postim në “Facebook”.

Teksa më tej krahasoi shikueshmërinë dhe ndjekshmërinë e Salianjit me të Berishës duke shkruar “Nëse emri im të ndihmon të bësh lajm më shumë se Ervin Salianji, përdore emrin tim, se si i thonë fjalës, një rrugë e dy punë: ti tretësh çdo ditë e më shumë politikisht, ndërsa mua më shtohen ndjekësit në politikë”

Postimi i plotë:

Sali, ktheje dhimbjen në forcë!

Më thanë që më kishe qarë hallin dje në foltoren tënde buzë trotuarit.

Të mirëkuptoj, Sali: kur më shumë lajm bën emri im dhe ty s’të ngjit më fjala, ke leje ta përdorësh emrin tim sa herë të duash.

Për shpifje të rëndomta si kjo e “grushtave”, për përralla dimri, thashetheme pazari e kafenesh, për çfarëdo që t’i vijë mbarë moshës tënde!

Nëse emri im të ndihmon të bësh lajm më shumë se Ervin Salianji, përdore emrin tim, se si i thonë fjalës, një rrugë e dy punë: ti tretesh çdo ditë e më shumë politikisht, ndërsa mua më shton ndjekësit në politikë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT