Salianji dhe të tjerët në Durrës, ish-shefi i SHIK zbulon arsyen përse Sali Berisha u përgjigj me takim në Mirditë

Arben Sefgjini, ish-shefi i Shërbimit Informativ vite më parë dhe i rreshtuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha, ka zbuluar domethënien e takimit që ai organizoi ditë më parë në Mirditë, si kundërpërgjigje ndaj foltores që Ervin Salianji dhe ata që e mbështesin organizuan në Durrës.
Sipas Sefgjinit, mirditorët e duan Partinë Demokratike me të mirat dhe të këqijat e saj dhe halli i vetëm që kanë është rrëzimi i qeverisë. Sipas ish-kreut të SHIK, ata nuk përdridhen dhe e thonë në sy atë që kanë, ndaj Sali Berisha shkoi t’i dëgjonte.
“Shkun ne Durres “me zgju Berishen dhe PD nga gjumi”. Mirpo Berisha shkoi ne Mirdite me degju cfare thone ata qe e duan PD me te mirat dhe te keqiat e saj, me shpresen dhe zhgenjimet e saj. Nuk shkoi kot ne Mirdite. Ai e di mire se atje burrat nuk perdridhen para askujt, por flasin ne sy ate cfare mendojne.
Ata keshtu i ka mesu besimi i tyre me fol te verteten para dashamirit qe ju ka ardhe me i pyet, por me qene edhe besnike.
Ata ja thane Berishes. Ata kishin hallin me rrezu qeverine dhe asnjeri nuk kishte hall per me marre dicka per vete; ata ishin te gjithe ne ate kuvend dhe nuk kishin lujt kurre ne ndonje kuvend tjeter dhe anasjelltas”, shkruan Arben Sefgjini.
Ish-kreu i Shërbimit Informativ dhe një nga njerëzit e reshtuar krah Sali Berishës, shkruan se demokratët e Mirditës e kanë mbështetur Sali Berishën dhe e kanë ezauruar “hallin” e takimit në Durrës, ndaj lideri demokrat – sipas Sefgjinit, mbajti edhe shënime vet.
“Mirdita i ezauroi edhe “hallin e takimit te Durresit”, por si burrat. Ata e mbeshteten Berishen, por sikurse u pa edhe Berisha mori shenime me doren e tij. Me mire me ndjek shembullin e Mirdites se sa me ndrru kuvend here pas here”, përmbyll Arben Sefgjini.