Sherri në Vlorë për lirimin e hapësirës publike, publikohet FOTO: Efektivi i Rrugores i larë në gjak, shkoi të shuajë gjakrat

Është publikuar foto e efektivit të Policisë Rrugore në Vlorë, i cili ditën e sotme u dhunuar nga disa persona, pasi tentoi që të shuajë një sherr mes disa qytetarëve dhe punonjësve të IMT-së Vlorë.

Nga fotoja e siguruar, efektivi ka pësuar dëmtime në kokë, teksa shfaqet i gjakosur.

Ndërsa mësohet se personi që ushtroi dhunë së bashku me familjarët e tij ndaj efektivit të policisë Rrugore, drejtorit të IMT-së Vlorë dhe inspektorit, është punonjës i Policisë Bashkiake të Vlorës.

Bëhet me dije se polici bashkiak ka dhunuar fillimisht drejtorin e IMT-së dhe inspektorin, pasi këta të fundit, tentuan që të lironin hapësirën publike duke i hequr tendat e lokalit, i cili ndodhet në hyrje të qytetit të Vlorës.

Më pas efektivi i Rrugores, së bashku me kolegun e tij, kanë tentuar që të shuajnë konfliktin, por janë dhunuar nga punonjësi i policisë bashkiake dhe familjarët e tij. Më pas polici i rrugores, ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.

Është dashur ndërhyrja e forcave “Shqipoja” për të neutralizuar situatën, duke shoqëruar në Komisariat punonjësin e Policisë Bashkiake dhe familjarët e tij.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:20, shërbimet e Policisë janë njoftuar se në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës ka ndodhur një konflikt ndërmjet punonjësve të INUV dhe shtetasve I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe F. D., 23 vjeç. Në afërsi të konfliktit kanë qenë duke kryer shërbim të planizuar dy punonjës të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe janë goditur fizikisht nga tre shtetasit e sipërpërmendur.

Gjatë ndërhyrjes dhe në përpjekje për të ndalur sulmin fizik, njëri prej punonjësve ka përdorur armën e shërbimit duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar lëndime.

Si pasojë e dëmtimeve fizike të shkaktuara nga goditjet e tre shtetasve, dy punonjësit e Policisë janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është ngritur grupi hetimor, i përbërë nga OPGJ i Prokurorisë dhe AMP, të cilët po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sherri në Vlorë për lirimin e hapësirës publike,

Efektivi i dhunuar

Back to top button
LAJMET E FUNDIT