“Shko tregoju atyre punën që bën!” Këshilla që prokurorja “e hekurt” që ka hetuar Dumanin i dha rivalit të saj, Doloreza Musabelliu priti në KLP që të inkurajonte Gokajn

Gjatë intervistave një ditë më parë të kandidatëve për kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një episod i shkurtër ka tërhequr vëmendjen e gazetares Anila Hoxha.

Në llogarinë e saj në “Facebook”, Hoxha ka publikuar një foto ku shihet prokurorja Doloreza Musabelliu, duke përshëndetur kolegun e saj dhe rivalin në këtë garë, Elvin Gogaj, të cilit i uroi suksese, pak çaste pasi ajo kishte përfunduar prezantimin e saj para anëtarëve të KLP-së.

“Quhet Doloreza Musabelliu dhe sot me ka bere te mendoj gjate Mbasi mbaroi intervistimin ne KLP , priti kolegun Elvin Gokaj që si ajo po konkurronte për drejtimin e SPAK. I dha dorën për ta mbështetur dhe i tha: shko dhe tregojua atyre punen qe ben”, shkruan Hoxha në postimin e saj.

Doloreza Musabelliu, prokurorja e njohur për hetimin e Nuredin Dumanit dhe për eksperiencën e sa të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe hetimet e grupeve kriminale, ishte e vetmja grua që garoi për postin e kreut të SPAK. Ajo u vlerësua një ditë më parë për paraqitjen e saj, të strukturuar dhe plot siguri profesionale. Megjithatë, Këshilli nuk i dha asnjë votë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT