Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, dyshohet për një viktimë

Shpërthim në hyrjen e një pallati në Perash në Shkodër. Një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka humbur jetën.
Fillimisht u raportuar për shpërthimin e boksit elektrik në hyrje të pallatit, por pas veprimeve të para ka rezultuar lëndë plasëse.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet ndërsa punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.