SKANDAL! E moshuara humb ndjenjat te Onkologjiku, infermieret bashkojnë karriget dhe e shtrijnë për t’i matur tensionin (PAMJE)

Spitali i Onkologjikut, institucioni që në vetvete mbart dhimbjen, frikën dhe shpresat e atyre që luftojnë çdo ditë për jetën, vijon të përballet me skandale që rëndojnë edhe më shumë mbi supet e pacientëve.

Pavarësisht emrit dhe misionit të tij, muret e këtij spitali mbartin gjithnjë e më shumë lot, ankth dhe dëshpërim.

Një tjetër pamje tronditëse vjen nga holli i Onkologjikut, ku pacientët, shumica të moshuar, të lodhur nga sëmundja dhe pritjet pa fund, detyrohen të presin në kushte krejtësisht të papranueshme. Në mungesë të shtretërve, poltronave, ose qoftë edhe një mjeti elementar si një karrocë me rrota, pacientët e sëmurë rëndë shpesh bien përtokë nga lodhja dhe gjendja e tyre e rënduar.

Pikërisht kjo ka ndodhur edhe me një paciente të moshuar, e cila e rraskapitur nga pritja ka humbur ndjenjat në mes të korridorit.

Stafi dhe familjarët e tjerë janë detyruar ta shtrijnë në disa karrige të zakonshme, ndërsa i matin tensionin aty, në sy të të gjithëve, në një ambient që nuk ka asnjë mjet të duhur për raste emergjence. Ka qenë gazetari Osman Stafa ai i cili ka publikuar këto pamje të rënda.

“Në hollin e Spitalit Onkologjik. Aty ku pacientët torturohen me pritje, për të marrë shërbim. E pacientët, të moshuar, siç është kjo nënë, nuk mbajnë më, e bien. Kërkojnë ndihmë. E shtrijnë në disa karrige, e i masin tensionin. S’kanë as karrige me rrota, s’kanë as vende ku ta marrin një nënë që ndihet keq, e s’dihet çfarë ka, për ta trajtuar siç duhet. Në një shtrat normal, e me kushte normale”, shkruan ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT