Sot thyen dyert e teatrit dhe u prishën mbrëmjen gala, nesër qytetarët e Vlorës protestë përpara bashkisë! Prej ditësh nuk furnizohen me ujë

Pas disa ditëve pa ujë, qytetarët e Vlorës kanë paralajmëruar këtë mbrëmje mbajtjen e një proteste ditën e nesërme përpara Bashkisë. Vlonjatët shkaktuan kaos këtë mbrëmje në teatrin “Petro Marko” ku bashkia e Vlorës në kuadër të festave të fundvitit kishte përgatitur një mbrëmje gala.
Ndërkohë nga ana tjetër qytetarët prej ditësh janë të nervozuar pasi shtëpitë e tyre nuk furnizohen me ujë për shkak të një defekti të shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit. Ata u mblodhën sot në dyert e tetarit ku me forcë arritën të futeshin brenda duke ndaluar mbajtjen e aktivitetit të përgatitur për zyrtarët e bashkisë.
Më pas me bidonë nëpër duar, ata bllokuan dhe qarkullimin e automjeteve në bulevardin “Ismail Qemali” paralajmëruan se nesër do të mbahet një tjetër protestë, kësaj radhe përpara bashkisë.
Prej ditësh qytetarët janë detyruar t’i drejtohen burimeve natyrore për të marrë ujë ose kanë blerë ujë të ambalazhuar.