SPAK u fut në Kuvend, Sali Berisha i bën thirrje popullit: Qytetarë është ora juaj, ejani në protestë!

Lideri demokrat Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama nuk do t’a lëshojë zëvendësen e tij, duke ju drejtuar popullit me një thirrje për të reaguar dhe t’i bashkohet protestës që ai ka thirrur më datë 22 Dhjetor në Tiranë.

“Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë.

Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim Lubinë nuk e japim.” Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij? Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Sot, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë, me kërkesë për arrestimin/heqjen e lirisë së Belinda Ballukut. Politikania e lartë socialiste është deputete, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe zëvendëskryeministre e Shqipërisë.

Ajo është marrë e pandehur për Tunelin e Llogarasë dhe është nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi për Unazën e Jashtme të Tiranës.

Mirëpo, kjo kërkesë e Prokurorisë së Posaçme ka nxitur një reagim të menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar pikëpyetje për mënyrën sesi do të sillen socialistët në Kuvendin e Shqipërisë me kërkesën për arrestim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT