Sulmi në Australi, një nga njerëzit më të pasur i dhuron 65 mijë dollarë heroit që çarmatosi autorin

Një nga miliarderët më të njohur në botë ka bërë një donacion të madh për Ahmed al Ahmed, 43 vjeç, tregtar frutash dhe heroi i sulmit terrorist në Bondi të Australisë, i cili po vlerësohet gjerësisht për aktin e tij të jashtëzakonshëm të guximit.
Al Ahmed u bë simbol i rezistencës gjatë sulmit të së dielës në Bondi Beach, kur ndërhyri dhe neutralizoi një nga autorët e ngjarjes. Pamjet e publikuara tregojnë babain e dy fëmijëve duke iu afruar nga pas njërit prej sulmuesve, Sajid Akram, në parkun e Bondit, në momentin kur ai po qëllonte drejt njerëzve që po festonin festën hebraike Hanuka.
Me një lëvizje të shpejtë, al Ahmed e kap sulmuesin 50‑vjeçar dhe arrin t’i heqë armën nga duart. Akram rrëzohet në tokë, ndërsa 43-vjeçari e drejton armën drejt tij, duke e detyruar të largohet. Sulmi që i mori jetën 15 personave u krye nga Akram dhe djali i tij 24‑vjeçar, Naveed.
Aktit të guximit të 43-vjeçarit i është bërë jehonë në mbarë botën, ndërsa donacioni i madh i miliarderit shihet si një vlerësim i fortë për rolin e tij vendimtar në parandalimin e një tragjedie edhe më të madhe.