Telefonata nga Suedia që ngriti në këmbë Policinë e Vlorës! E motra denoncoi marrjen peng të vëllait, 4 të arrestuar! Prej ditësh e dhunonin për 70 mijë euro

Katër persona janë ndaluar mbrëmjen e sotme nga Policia e Vlorës pas një aksioni të zhvilluar në bashkëpunim me FNSH. Operacioni si indicie kishte një telefonatë të ardhur nga Suedia, ku një vajzë denoncoi rrëmbimin e vëllait të saj.

Këta persona, banues në fshatrat e Lumit të Vlorës, mbanin prej ditësh peng një person i dyshuar me origjinë nga Kosova, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, duke e kërcënuar për t’i marrë 70 mijë euro.

Ka qenë e motra e tij e cila ka dhënë alarmin në polici, ndërsa burime për media kanë raportuar se personi i marrë peng është dhunuar nga 4 personat.

Për më tepër detaje, pritet një reagim zyrtar nga policia ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT