“Thesar i turizmit kulturor!” Rama ndan pamjet nga kantieri i Muzeut Historik Kombëtar

Kryeministri Edi Rama, ka bërë një postim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, përmes së cilit ka ndarë pamje nga kantieri i Muzeut Historik Kombëtar.
Krahas videos të postuar aie ka quajtur atë si kantierin e rilindjes së Muzeut, të cilin e konsideron si një thesar të rëndësishëm të turizmit kulturor.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga kantieri i rilindjes së Muzeut Historik Kombëtar, një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë se Muzeu Historik Kombëtar mbylli dyert për publikun më 15 mars 2024 dhe sipas njoftimeve zyrtare, do të qëndrojë i mbyllur për një periudhë prej katër vitesh, me rihapjen e planifikuar për më 15 mars 2028.