Trazirat në Kuvend, Topalli i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” PS-së! Publikon VIDEO-n kur socialistët kthyen përmbys sallën e Parlamentit

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tashmë deputete e PD-së, ka reaguar në lidhje me trazirat që përfshinë sallën e Kuvendit në seancën e sotme plenare, ku demokratët tentuan që të uleshin në vendet e ministrave dhe shkaktuan kaos.
Topalli ka postuar një video ku socialistët kanë kthyer përmbys sallën e Kuvendit në 28 korrik 2006. Mes socialistëve në atë seancë ishte edhe Ilir Meta, aleat i sotëm i demokratëve,i cili në atë seancë ka tentuar që t’i shkojë me dhunë nga afër, kryeparlamentares Topalli.
Deputetja demokrate në postimin e saj në Facebook, ironizon socialistët teksa shkruan “Para hyrjes në Nato, apo nënshkrimit te MSA ndodhte kështu”.
Ndërsa në videon e Topallit, vihen re se janë prerë sekuencat ku shfaqej Ilir Meta, por janë lënë vetëm ato të socialistëve të tjerë.
Në lidhje me këtë seancë, Ilir Meta u përjashtuar për 15 ditë nga Kuvendi i drejtuar nga Jozefina Toppali.
Po ashtu në video, shfaqen momente edhe nga një seancë tjetër plenare, ku ka akte dhune nga deputetët socialistë.