“Turqit, pushtuesit më të butë të Shqipërisë”, habit profesoresha: Skënderbeu ishte heroi i përcaktuar nga vetë populli shqiptar

Profesoresha Kismete Sykaj, kampione në shah dhe në Taekwondo, i ka ka habitur të gjithë me deklaratat e saj në një Podcast, ku ishte edhe e ftuar.

Ajo tha se pushtuesit osmanë (turq e mëvonshëm), ishin pushtuesit më të butë që ka pasur Shqipëria, në krahasim me pushtuesit e tjerë.

“Unë besoj se turqit janë pushtuesit më të butë që ka pasur Shqipëria, sa i përket pushtuesve të tjerë”, tha ajo.

Po ashtu Kismete Sykaj ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se Gjergj Kastriot Skënderbeu, ishte hero i përcaktuar nga vetë populli.

“Është një figurë shqiptare, e përcaktuar nga populli si hero sepse nuk kishim heronj. Ky është perceptimi im i marrë edhe në vitet e studimit, edhe nga vetë shkolla”, deklaroi ajo.

Ndërsa më tej, Kismete Sykaj ka deklaruar se ky është perceptimi i saj nga të gjitha zyshat e historisë.

“Ky është perceptimi im nga të gjitha zyshat e historisë, nuk e kam vetë nga vetja”, tha ajo në podcastin “Podkastro”, në Vizion Plus.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT