U gjet i djegur brenda në automjet, familjarët e 28-vjeçarit Artjon Xhelo: Vuante nga ankthi dhe depresioni, kurohej prej tre vitesh

Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Llogara, ku i riu Artjon Xhelo u gjet i djegur brenda automjetit të tij. Blutë e Vlorës bëjnë me dije se mesditën e sotme, 28-vjeçari ka dalë nga banesa e tij pa i bërë me dije familjes destinacionin dhe nuk është kthyer më.

Për policinë, familjarët kanë thënë se i riu prej tre vitesh vuante nga ankthi dhe depresioni, për të cilat merrte trajtim mjekësor. Trupi i djegur i të riut Artjon Xhelo është dërguar në morgun e Spitalit të Vlorës ndërsa pritet përgjigja e analizave biologjike për të zbuluar të tjera detaje.

Njoftimi i Policisë

Sot, më datë 15.12.2025, rreth orës 14:00, është marrë njoftim se në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, Vlorë, po digjej një automjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat konstatuan se një automjet tip BMë, me targa AA 169 YX, ishte djegur plotësisht.

Nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para hetimore. Gjatë këqyrjes së automjetit, në sediljen e drejtuesit të mjetit u gjet trupi i pajetë i një personi, i djegur plotësisht dhe ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake e automjetit dhe e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të jashtëm, përveç atyre të shkaktuara nga zjarri.

Nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit Artjon Isa Xhelo, datëlindja 22.02.1998, lindur dhe banues në Berat. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas rreth orës 11:00 ka dalë nga banesa e tij me automjetin në fjalë, pa bërë me dije destinacionin dhe nuk është kthyer më. Po sipas familjarëve, shtetasi vuante prej rreth tre vitesh nga ankthi dhe depresioni, për të cilat ishte në trajtim mjekësor.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë, ku për identifikimin përfundimtar pritet përgjigjja e analizave biologjike (ADN).

Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, dyshohet se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasjeje, ndërsa, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT