U rendit e dyta në Fest 64/ Këngëtarja mund të shkojë në Eurovizion… por jo për Shqipërinë

Këngëtarja Sheila Haxhiraj nuk ka hequr dorë nga ëndrra e saj për të prekur skenën ndërkombëtare të Eurovizion 2026.
Ajo u rendit e dyta në Festivalin e Këngës, ndërsa vendin e parë e mori Alis me këngën “Nan”. Mirëpo Sheila nuk e la me kaq. Kënga e saj “Zemra e Tokës” do të jetë pjesë e festivalit të San Marino-s.
Për shkak të përmasave të vogla të këtij mikroshteti, ka lindur nevoja e huazimit të këngëtarëve për të performuar në kompeticion e mandej për tu përfaqësuar në skenat ndërkombëtare. Vetë ky lajm është konfirmuar nga këngëtarja në rrjete sociale.