U shkarkua nga Presidenca, SPAK i beson Edvin Shvarc detyrën e rëndësishme!

SPAK ka emëruar sot Edvin Shvarc si përgjegjës të sektorit të raportimeve.

Shvarc më herët mbante postin e drejtorit të informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë, deri sa u shkarkua me vendim të presidentit Bajram Begaj.

Në shkresën e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i presidentit thuhet se largimi nga kjo detyrë, pas dy dekadash, është bërë për shkak të pa-njehsimit të diplomës së tij të huaj nga ministria përkatëse e Arsimit.

Edvin Shvarc është djali i përkthyesit të mirënjohur, Robert Shvarc. Robert Shvarc, i lindur në Sarajevë, me baba hebre nga Austria dhe nënën nga Elbasani, u rrit dhe jetoi në Shkodër, ku në moshën gjashtë vjeçare nisi të mësonte gjuhën shqipe, dhe të bëhej përkthyesi më i mirë i shekullit XXI nga gjuha gjermane në shqip.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT